Lista e pritjes
Regjistrimet janë mbyllur · Rezervo vendin për edicionin e ardhshëm Golden Angels by Helga Cacani

Ndërto një karrierë të suksesshme online

Programi online i Helga Cacanit për gratë që duan të nisin biznesin e tyre online: 6 aftësi digjitale të kërkuara, si të fitosh klientët e parë dhe si të punosh nga shtëpia, me ritmin tënd.

★★★★★Mbi 10 000 gra të trajnuara nga Helga Cacani
Helga Cacani duke folur në skenë
3 muaj · 10 moduleLive me Helgën
Helga Cacani, Golden Angels
Nga Helga

Edhe unë kam qenë aty ku je ti sot

Me dëshirën për të fituar më shumë, por pa asnjë ide nga t’ia filloja. Kam takuar dhjetëra gra të talentuara, me pasion, ide dhe potencial, që ndiheshin të bllokuara dhe të humbura. Disa kishin frikë nga teknologjia, disa dyshonin te aftësitë e tyre dhe shumica nuk dinin si të gjenin klientin e parë.

Pikërisht për këtë u krijua Golden Angels: programi që kombinon 6 nga aftësitë më të kërkuara online dhe të lejon të ofrosh disa shërbime njëkohësisht, të punosh nga shtëpia dhe të bëhesh shefja e vetes.

Helga Cacani

Çfarë është Golden Angels?

Një program i krijuar për të fuqizuar gratë

Trajnim praktik që tregon hap pas hapi si të lançosh një biznes online, si të fitosh klientët e parë dhe si të përdorësh strategji të provuara shitjeje e marketingu, për të diversifikuar shërbimet dhe për të ndërtuar një biznes që rritet me kohën.

1 300+gra kanë nisur biznesin e tyre online me Golden Angels
78%fituan klientin e parë brenda 60–90 ditësh
97%fituan më shumë besim dhe siguri për të punuar online

Të dhëna nga pjesëmarrëset e Golden Angels. Rezultatet individuale varen nga puna dhe përkushtimi i secilës.

Çfarë do të mësosh

6 aftësi online që paguhen

Nëse dëshiron të punosh në mënyrë të pavarur, me fleksibilitet dhe me një burim të qëndrueshëm të ardhurash online, këto janë aftësitë që kërkohen sot.

Social Media Marketing

Si të menaxhosh dhe të rritësh profilet e bizneseve në Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn, dhe të ndërtosh strategji marketingu online.

Webmaster

Si të ndërtosh dhe të mirëmbash website profesionale, t’i optimizosh për motorët e kërkimit (SEO) dhe të sigurosh një eksperiencë të mirë për përdoruesit.

Community Manager

Si të krijosh, të rritësh dhe të menaxhosh komunitete online, të angazhosh audiencën dhe të ndërtosh besnikëri rreth një marke.

Copywriter

Si të shkruash tekste bindëse për website, email marketing, reklama dhe rrjete sociale, me fjalë të thjeshta por të fuqishme.

Virtual Assistant

Si të ofrosh asistencë virtuale për sipërmarrës dhe biznese: organizim, email-e, menaxhim detyrash dhe më shumë.

Video Editor

Si të krijosh, të montosh dhe të optimizosh video për rrjete sociale, reklama dhe biznese online, me mjete moderne.

Si të fitosh klientët e parë

Strategji praktike për të gjetur klientët e parë që paguajnë dhe për të ndërtuar një portofol që hap dyert drejt mundësive më të mëdha.

Si të strukturosh shërbimet

Si t’i paketosh ofertat, si të vendosësh çmimet dhe si të punosh me disa klientë njëkohësisht.

Për kë është

Golden Angels është për ty nëse:

Nëse dëshiron më shumë pavarësi, më shumë kohë dhe më shumë të ardhura, ky është momenti yt.

  • Ke dëgjuar gjithandej për bizneset online, por nuk di nga t’ia fillosh
  • Ke pasion për social media, menaxhim ose marketing digjital, por mendon se nuk je “mjaftueshëm teknike”
  • Je lodhur nga rutina tradicionale dhe kërkon më shumë fleksibilitet në jetën profesionale
  • Do të ndërtosh një aktivitet online që të jep kontroll mbi kohën dhe vendin ku punon
Si funksionon programi?

3 muaj, 10 module, live me Helgën

Video të regjistruara, PDF, modele gati për përdorim, sesione live me Helgën dhe ekspertë, udhëzues praktikë dhe shumë më tepër.

Mëso me ritmin tënd, nga kudo

Pas regjistrimit ke akses të menjëhershëm në platformën private me 10 module të qarta. I ndjek leksionet kur të duash, nga telefoni ose laptopi.

Trajnim hap pas hapi

Module të ndërtuara me kujdes që të udhëheqin nga A në Zh, me video, live të dedikuara dhe mentorim.

Një rrugë e qartë

Çdo modul të afron drejt lançimit të biznesit tënd: nga bazat e IA-së deri te ndërtimi dhe shitja e shërbimeve online.

Mjete reale të IA-së

Ushtrime praktike me ChatGPT, Midjourney e mjete të tjera, që të përgatisin të shesësh shërbime ose të ndërtosh produkte digjitale.

Gjithçka gati për përdorim

Template, lista kontrolli, struktura të gatshme, prompt-e për IA dhe një databazë me ide biznesi.

Shembuj praktikë

Studime rasti dhe ushtrime që e bëjnë çdo koncept të kuptueshëm dhe të zbatueshëm menjëherë.

Mbështetje dhe komunitet

Mentorim nga ekspertët dhe një grup ekskluziv me pjesëmarrëset e tjera për të ndarë eksperienca dhe për të bërë pyetje.

Certifikatë dhe akses i përhershëm

Në fund merr certifikatën e Golden Angels, dhe materialet e programit mbeten të tuat.

Vlerësime nga studentet

Çfarë thonë pjesëmarrëset

Ky kurs ishte një mundësi e jashtëzakonshme për mua për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë e mia në fushën e marketingut në rrjetet sociale. Kam fatin të jem pjesë e një komuniteti kaq të mrekullueshëm dhe të pasionuar 😍
Blerta OsmaniBlerta OsmaniStudente
Është një bekim që po na jepet një mundësi e artë për të mësuar nga më të mirët në gjuhën shqipe, se si të krijosh ekspertizën e duhur. E sugjeroj besimplotë këtë trajnim për këdo që dëshiron të bëhet gati për botën e re që po zhvillohet me ritme të shpejta. Mirënjohëse Helgës dhe stafit të mrekullueshëm 😍
Anila VrapiAnila VrapiStudente
Dua të falënderoj Helgën që më shkundi “pluhurin e përditshmërisë” dhe më dha energji të reja. U bëj thirrje të gjithë atyre që, si unë dikur, ditët u kalojnë me pesimizëm: mos prisni nga dikush tjetër, por jepini vetë drejtim jetës suaj 🥰
DhurataDhurataStudente
Ky trajnim është gjithçka që i duhet çdokujt për t’u bërë pjesë e botës online. Mos e humbisni, jo vetëm për punën online, por për të ndryshuar totalisht konceptin mbi jetën dhe veten tuaj.
OrselaOrselaStudente
Pjesëmarrja në trajnimet e Helgës ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë.
Madalena BrahimiMadalena BrahimiStudente

Dëshmi me video

Videot hapen vetëm kur klikon.

Golden Angels

Në fund do të dish si të ndërtosh biznesin tënd online

997 €ose 555 € × 2 · 377 € × 3 · 233 € × 5

3 muaj · 10 module online · live me Helgën · komunitet · certifikatë

Regjistrimet për edicionin e fundit janë mbyllur. Lër të dhënat dhe të njoftojmë të parën kur hapen regjistrimet e reja.

Pyetje të shpeshta

Ke pyetje?

Sa zgjat programi?

Golden Angels zgjat 3 muaj: 10 module me video të regjistruara, PDF, modele gati për përdorim dhe sesione live me Helgën dhe ekspertë.

A më duhen njohuri teknike?

Jo. Programi fillon nga bazat dhe të udhëheq hap pas hapi. Mjafton një telefon ose laptop dhe lidhje interneti.

Kur i ndjek leksionet?

Kur të duash. Leksionet janë në platformën private dhe i ndjek me ritmin tënd; sesionet live njoftohen paraprakisht.

A mund të paguaj me këste?

Po: me një pagesë ose me 2, 3 ose 5 këste mujore. Këstet tërhiqen automatikisht një herë në muaj nga karta.

A mund të kërkoj rimbursim?

Ke 14 ditë nga blerja për të kërkuar rimbursim, me kusht që të mos i kesh hapur materialet e trajnimit. Detajet janë te Politika e Rimbursimit.

Kur hapen regjistrimet e radhës?

Regjistrohu në listën e pritjes dhe të njoftojmë të parën kur të hapet edicioni i ardhshëm.

Studente e Golden Angels? Hyr në platformën e trajnimeve →

997 €3 muaj · ose me këste
Lista e pritjes →