Mentor, sipërmarrës, Coach of Excellence.
25 vjet në zhvillimin personal dhe të biznesit: karrierë, psikologji, marrëdhënie, shëndet dhe para.
personal & biznes

“Padre”: i lindur për të ndihmuar
Yann Murat operon prej 25 vitesh në fushën e zhvillimit personal dhe të biznesit. E ka të shënuar në kodin e tij gjenetik që të ndihmojë njerëzit kudo që ndodhen. Në shkollë e thërrisnin “Padre”.
Sot ai ka ndihmuar me qindra njerëz të arrijnë suksesin e tyre dhe të dalin nga skutat e errëta ku ishin futur.
Themelues i grupit ALTECO dhe i dhjetëra kompanive në Francë, Yann ka arritur të krijojë një besim të plotë në fushën e biznesit, ku ka ndihmuar dhjetëra kompani të shumëfishojnë shifrat e tyre me dhjetëra milionë euro.
Me metodat e tij tepër efikase, sot ai ndihmon cilindo që të jetë i suksesshëm në karrierën e tij, si personale ashtu edhe profesionale.
Ku të ndihmon Yann
Karriera
Qartësi mbi objektivat, vendime të sakta dhe rritje profesionale e qëndrueshme.
Biznesi & shitjet
Treg, klient ideal, oferta të parezistueshme, tunele shitjesh dhe ekip “Dream Team”.
Psikologjia & emocionet
Nga frika te aksioni: mendësi fituese, besim në vetvete dhe fokus.
Shëndeti & vitaliteti
Frymëmarrje, hidratim, ushqim, lëvizje dhe gjumë për energji maksimale.
Paraja & liria financiare
Psikologjia e parasë, piramida e pasurimit dhe përshpejtuesit e pasurisë.
Marrëdhëniet
Komunikim, lidership dhe ekuilibër mes jetës profesionale dhe familjare.
Le të flasim
Për trajnime, konsultime private apo bashkëpunime, shkruaj direkt.
- Email[email protected]
- VendndodhjaTiranë, Shqipëri
- KonsultimeRezervo një seancë private